Ardit Gjebrea: Sa herë më braktise, unë të kërkoja … (teksti dhe kënga)

Përpos që njihet si këngëtar dhe autor tekstesh, Ardit Gjebrea njihet edhe si producent i festivalit Kënga Magjike. Qysh në paraqitjen e tij të parë në Festivalin e RTSH-së ai shpërblehet me Çmimin e Parë.

Në vazhdim po ju sjellim videon dhe tekstin e këngës “Se të kam shpirt” të interpretuar nga Ardit Gjebrea:

Ti më bën të vuaj, më bën të çmendem,
Ti me mua luan, me veten tënde.
Dhe më kot u deha të të harroja,
Sa herë më braktise, unë të kërkoja ty…

Nëpër net i lodhur dhe i pafjetur,
Vetëm ty të falem, për ty jam tretur,
Kur të gjithë më flisnin të të largoja,
Unë më shumë të ndjeja, më shumë të doja ty.

Jo ti më kot lëndohesh
Se unë ty të dua.

Se zili na kanë të tjerët
Ti je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua.
Kur shpirti do edhe vuan
Si ty në jetë skam dashuruar.

Jo ti më kot lëndohesh
Se unë ty të dua.

Se zili na kanë të tjerët
Ti je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua.
Si ty në botë
S’kam dashuruar.

Edhe sikur ti të shkosh në fund të botës
Të më lësh, të më harrosh, si tani
Nuk do vdes pa të gjetë
Se të kam shpirt.

Se unë vetëm ty të kam, s’kam asnjë tjetër
Je për mua, jam për ty … përgjithnjë
Nuk të lë të më braktisësh
Se të kam shpirt.

Ti bën të endem si nëpër ëndërr
Të jem larg dhe afër në jetën tënde
Ta dua frymëmarrjen, kur fle e zgjohesh
Por, më humb shikimi, kur më largohesh.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

Arilena Ara & Ardit Gjebrea: Kur braktis atë që do… (teksti dhe kënga)