Ardita Jatru: Sa të bukur i ke sytë

ardita jatru

Sa të bukur i ke sytë, poezi nga Ardita Jatru

Marramendem dhe mbetem e shtangur
si feksin zambakët e ujit në dritë të diellit
dhe nuk të pyes
a mundem të hyj të loz aty n’atë liqen,
mos krijoj dallgë
dhe turbulloj paqen.

Jam e shëruar.
Kanë mbetur shenjat nga plagët
që thonë
dikur kam qënë dhe unë fëmi.
Ti mbyll digat, natën
hermetikisht
dhe shpirti zbutet
e fle.

Sa të bukur i ke sytë!

ObserverKult

Lexo edhe:

ARDITA JATRU, PJESË E ANTOLOGJISË SË POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”

Ardita Jatru është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”. Antologjia u përpilua dhe përkthye nga Vlora Konushevci. U botua nga SHB “Littera”, Prishtinë.

Ardiita u lind më 1972 në Tiranë. Ka botuar katër përmbledhje me poezi dhe një roman. Në 2017 është botuar përmbledhja e saj poetike në gjuhën angleze, 66 kilos of solitude (TZPress, USA). Poezitë e saj janë botuar në revista të ndryshme letrare internacionale.

ardita jatru magma

Tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare në “Magma”, përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.

Do të gjeni aty poezi nga:

Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha. Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi. Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha. Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca. Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi. Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.

Librin mund ta porosisni në ObserverKult.

Lexo edhe:

ANTOLOGJIA E POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”: POROSITENI ONLINE !