Si do jetoja unë,
Pa të prekur,
pa të folur,
pa të parë.
Unë lutesha për ty
Të më kishe ti në zemër sadopak.
Dhe sa herë që më takonte,
vetëm më emociononte,
ishte si një ëndërr,
që shikoja rrallë.
Sepse mua s’më përkiste
ajo ëndërr që po zhdukej dalëngadalë.
Si një shi ti ike,
në çdo pikë më vrisje,
a e mban mend,
ike ti si ike,
dhe në zemër kishe,
akoma atë.
Pse dua të them unë,
s’do të dua më njeri,
sa të kem jetë?
Pse dua të mendoj,
e të krahasoj,
me ty unë çdo moment?
Dhe sa herë që më takonte,
vetëm më emociononte,
ishte si një ëndërr,
që shikoja rrallë.
Sepse mua s’më përkiste
Ajo ëndërr që po zhdukej dalëngadalë
Si një shi ti ike,
në çdo pikë më vrisje,
a e mban mend,
ike ti si ike,
dhe në zemër kishe,
akoma atë.
LEXO EDHE: Argjentina Ramosaj: Jam lodhur shumë duke besuar… (teksti dhe kënga)