Ledina Çelo: Sa pak e njohim veten… (teksti dhe kënga)

Sa pak e njohim veten, sa gabojmë,
kur themi se për jetë dashurojmë,
besojmë se nuk ka tjetër dashuri,
çudi se si gabojmë, çudi.

Asnjëherë nuk e dimë sa jetojmë,
ikën jeta, sa shpejt fluturon,
sa pak, fare pak dashurojmë,
vetëm një dashuri nuk mjafton.

Dhe sa herë ne dëgjojmë rrahje tjetër
dhe sa herë ne pësojmë një zhgënjim,
e harrojmë dashurinë tonë të vjetër,
vetëm ruajmë diku një kujtim.

Ikin vitet, ikin vitet, ne s’e kuptojmë,
zbehet kënga e zemrës, rrahjet
më s’i dëgjojmë.

Të falem dashuri, të adhuroj
për çastet që më bëre të jetoj.
Një dashuri e re tani më thërret,
një tjetë jetë…

Si lindin yjet, ndrisin dhe perëndojnë,
ashtu edhe ndjenjat tona, një ditë shterojnë,
një dashuri e freskët pas tyre pret,
një tjetër jetë…

Asnjëherë nuk e dimë sa jetojmë,
ikën jeta, sa shpejt fluturon,
oh, sa pak, fare pak dashurojmë,
vetëm një dashuri nuk mjafton.

Dhe sa herë ne dëgjojmë rrahje tjetër
dhe sa herë ne pësojmë një zgjënjim,
e harrojmë dashurinë tonë të vjetër,
vetëm ruajmë diku një kujtim.

————————————————————————————–

LEXO EDHE: LEDINA ÇELO: GABOJA, TI KËRKOJE TJETËR… (TEKSTI DHE KËNGA)

Këtu nën lëkurë jeton një shpirt
që ti s’e njohe kurrë.
Dhe sytë prek ngadalë,
mbushur me dritë,
Që kurrë s’e pe ti jo.

Unë ditë për ditë u tjetërsoja,
Doja t’i ngjasoja asaj,
Unë ditë për ditë për ty ndryshoja,
Sa gaboja… Po pse të jem ajo?

Gaboja…
Ti kërkoje tjetër emër.
Gaboja…
Unë jetoja si një tjetër,
Sa e rëndë të zgjohesh vetëm.
Po paguaj të vërtetën,
Gaboja…
Mbi mëkate flija se të doja.