Aristoteli: E shara e mikut të lëndon shumë më tepër se ajo e armikut…

njeriu gra

Thënie njerëzish të shquar:

Lexojmë gjithçka për dashurinë, por kur biem në dashuri zbulojmë se asgjë nuk është shkruar për dashurinë tonë. (Marco Denev, Argjentinë 1922 – 1998).

Verbëria e dashurisë disa i bën të përkryer e disa budallenj. (Paskimen)

Zoti ende nuk e ka krijuar botën; ai vetëm është duke e imagjinuar atë, si nëpër ëndrra. Prandaj bota është e përsosur, por konfuze. (Lauro Zavala, Meksikë 1954)

Nëse një milingonë do të ishte shkrimtare, ç’do të shkruante veç minifiksioneve? David Lagmanovich (Argjentinë 1927 – 2010)

Idealet që më kanë ndriçuar rrugën janë mirësia, bukuria dhe e vërteta. (A. Einstein)

E shara e mikut të lëndon shumë më tepër se ajo e armikut. (Aristotel)

Kur njerëzit dëshirojnë të njëjtën gjë të cilën nuk mund ta gëzojnë së bashku, bëhen armiq. (Thomas Hobbes)

Ka gjëra që nuk tregohen dhe vdesin në zemrat tona. (Lucas Vides)

Të drejtosh një familje është po aq e vështirë sa të drejtosh edhe një shtet. (Michael de Montaigne)

Gjërat më të bukura janë ato që i frymëzon çmenduria dhe i shkruan arsyeja. (André Guide)

Është e keqe të rrëzohesh, por më e keqe është të mos përpiqesh të ngrihesh prapë. (T. Roosvelt)

Çdo gabim i sinqertë meriton të vlerësohet me respekt. (José Ingenieros)

Më i mençur është ai që bën pyetje të sakta se sa ai që jep përgjigje të sakta. (Claude Lévi-Strauss)

Duhet të mësosh për të bërë gjëra të vogla në mënyrë madhështore. (Goethe)

Librat janë qilimi magjik i imagjinatës. (Jorge Luis Borges)

Po të mos ishte përmbysur komunizmi, do të ishim shndërruar në majmunë. Po si është e mundur që një ideologji me pretendime humaniste të pillte praktika nga më çnjerëzoret në historinë e njerëzimit? (Aleksandër Sollzhenicin)

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE NGA MADONNA: SHUMË NJERËZ S’ARRIJNË KURRË TA THONË SE ÇFARË DUAN…

Mbretëresha e Pop-it, Marie Louise Ciccone, e njohur si Madonna tashmë mbi supet e saj i ka 65 vjet! E ardhur nga një shtresë e mesme, ajo ka qenë gjithmonë një artiste tepër rebele dhe e guximshme.

Ju sjellim disa prej thënieve të saj:

“Gjërat e thjeshta nuk më pëlqejnë, e thjeshta nuk të rrit dhe as nuk të bën të mendosh”.

“E kupton që je e fortë kur të tjerët nuk të duan, prandaj për këtë arsye ti nuk ulesh, por qëndron më lart”.

“Shumë njerëz s’arrijnë ta thonë se çfarë duan, ja përse nuk mund ta kenë”.

“Nuk ka rëndësi se kush je, nuk ka rëndësi as origjina juaj. Ju gjithmonë mund të ndryshoni dhe të shndërroheni në një version më të mirë të vetes suaj”.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult