Arjana Gaba: Dashuria është më shumë se një puthje!

Të pata thënë se dashuria është më shumë se një puthje,
që ndez qelizat tek hutohen,
sikur lëndinës është vërshuar i pa fre
një lumë,
është një puthje mbi plagën që rreh e dhëmb,
e të harrosh që ke gjumë.

Ku lotët,
ti fshish syve të mi venitur e gjysmë të mbyllur,
nga ethet që i kanë pushtuar,
të luftosh për mua,
mbi shtratin tim
dy herë pa u menduar.

Është,
të më lash si fëmijë trupin e eshkët, nëse s’do mundem dot,
e të qash pas krahëve të mi,
që mos të të shoh rrënuar,
e diellin ta lësh xhamave të hyj si një shpresë,
sapo të ketë aguar.

Të mos harrosh të ujitësh,
vazon e lules që dua aq shumë,
por foli ëmbël,
sikur unë në vesh,
më shih pastaj drejt e në sy dhe më thuaj,
sa e bukur jam kur të qesh.

Dashuria është më shumë se një puthje i dashur!

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJANA FETAHU GABA: A MË KUJTON, A TË MUNGOJ…