Jam grueja që ka lind e dashrueme
me jetën,
e s’due me vdekë,
pa i pa fëmijët e mi të lumtun,
pa zgjue mirësi.
Jam bijë e hanës dhe e diellit
due me jetu e dashurume
me sytë e tij.
Mos më leni me vdekë
pa ja puthë qerpikët
nji për nji.
Kam veç këtë jetë
e mrenda saj due të mbetem njeri.
Jam grueja që ka lind e dashrueme
me çkado që lind
rritet e fal dashni.
ObserverKult
Lexo edhe:
ARJOLA ZADRIMA: JAM GRUEJA E DASHNIVE TË MARRA
ObserverKult