Më kujtohet kur të kam puthë
një mijë vjet ma parë,
atëherë kur kjeshë gja e njomë
e ti më kallzove parajsën.
E prej asaj kohë kuptova
se puthja asht intime,
e njerëzit rrallë e ndeshin
bashkë me dashninë.
Më kujtohet kur mi more buzët
me të mirë,
më ka marrë malli, ta dish.
ObserverKult