Arjola Zadrima: Më paska marrë malli me t’puth n’ballë

arjola zadrima:

Më paska marrë malli
majegishtash
me ti largu kaçurrelat
me të puth në ballë.

Më paska marrë malli
për buçitje të hareshme në shtëpi,
për dyer që hapen vrullshëm
e symbyllë e di kur je Ti.

Më paska marrë malli
me të ndi,
më t’i pa andrrat në sy tuj flakëru,
me të dhanë krahë të lehtë
që ti me fluturu
gzimesh rinore.

Më paska marrë malli për diell,
për aromën tande
për Ty
o frymë
o syth
o sy,
o jetë
o e mira jeme
më paska kputë malli
me të shtrëngu në gji,
e amla jeme,
Bijë.

ObserverKult

Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: PSE DREQIN NUK I THASHË QË E DU?

dashnia

Ka çaste ku ulem të mendoj
si tash,
ta due buzëqeshjen,
sytë që i mban të ulun,
duert që flasin vetë…
E due çmendunisht
atë heshtjen pak sekondash
mes nesh,
se bash në atë moment
bjen rrebesh,
vetëtijnë sytë
shkreptin zemra
e më merret fryma.

Por ti e kupton e kështu
nisë e kallzon diçka
sa më thanë
sa me ma qetësue shtrëngatën në gjoks,
tuj më përqafue.
Dhe unë, që ndoshta ndihem si ndërtesë antike
rri e bukur para syve të tu,
që të shembem kur ikë
dhe të pendohem çdo herë si gjithmonë
” pse dreqin nuk i thashë që e du”
unë kështu!

ObserverKult

Lexo edhe:

ODHISE GRILLO: Ç’ËSHTË DASHURIA?

Dua ta di o miqtë e mi
Ç’është dashuria?
Është gëzim, është hidhërim
Që të shqetëson

Lot edhe gaz ke në çdo çast
Mijëra psherëtima
Her’ të mundon, her’ të gëzon
Vall’ kush më tregon

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult