Arjola Zadrima: Poezinë ua kam lanë atyne që dinë me e shkrue!

je dashnia

Poezinë
ua kam lanë atyne që dinë
me e shkrue.
Mue më mësoi me heshtë
e në një fill të brishtë me përshkue perla.
Perla të bardha e të zeza,
që nuk gjenden në rrugët e trishta
të qytetit tem,
as në sytë e humbun të një gruaje.
Jam mundu me i gjetë ndër pyje
në orbitën e shpirtit të lirë
Në lotin e qiejve të vrejtun,
anipse kam ndeshë perla të thyeme
dhimbje malesh,
penda të shkaklueme pulbardhash,
e andrra margaritarësh në venitje.

Poezinë ua kam lanë atyne
që ndoshta dinë me e shkrue,
e në teh ndërgjegjesh flijojnë poetë,
ndaj mi ruani perlat në fund të shpirtit,
janë ato që më thërrasin mue
e thuren vetë në vargun tem.