“Betohem në këngë”, e këndoi Armend Rexhepagiqi
Asgjë nuk kam pos këtij kujtimi t’hidhur n’ty
e më duhesh sikur uji, më duhesh si liria.
A ka dikush që dashurinë edhe si ti e lëndoi?
A ka dikush në këtë qytet që dashurinë si ti shqelmoi?
E unë kur flas për dashuri vetëm për ty di të flas,
xhelozi e thellë kur fati ju buzëqesh ca njerëzve tjerë.
Asgjë nuk kam, asgjë s’ka mbetë,
lagjja jonë ende flet për ne, nëna ime tënden përshëndet,
por asgjë s’ka mbetë vetëm kjo barrë që e mbaj,
tërë botën mbi shpinë thuaj se e kam, i lodhur jam.
Dhe do të bie unë në mend një ditë kur fati ty të lë,
por do t’jetë vonë dhe nëse vuan pranë më kurrë s’do të më kesh.
Në emër të kujtimeve, në emër të dashurisë sonë
të dikurshme shko, shko nga dhembja ime përgjithmonë.
Betohem me këngë, në dy sytë e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’të kthehet, s’ka aty drejtësi,
asgjë n’mes nesh, asgjë e shenjtë,
urë më nuk ka, greminë e thellë neve na ndanë.
Betohem me këngë, në krenari,
loti nga guri do të rrjedh më parë se do t’rrjedh nga sytë e mi,
hëna si diell do të na djegë,
deti pa kripë do të mbetet shumë më parë se që do t’kthehem tek ti.
Në emër të kujtimeve, në emër të dashurisë sonë
të dikurshme shko, shko nga dhembja ime përgjithmonë.
Betohem me këngë, në dy sytë e mi,
kur jep dashuri me dashuri, s’të kthehet s’ka aty drejtësi,
asgjë n’mes nesh, asgjë e shenjtë,
urë më nuk ka, greminë e thellë neve na ndanë.
Betohem në këngë, në krenari,
loti nga guri do të rrjedh më parë se do t’rrjedh nga sytë e mi,
hëna si diell do të na djegë,
deti pa kripë do të mbetet shumë më parë se që do t’kthehem tek ti.
Asgjë nuk kam pos këtij kujtimi t’hidhur n’ty
e më duhesh sikur uji, më duhesh si liria.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKEL DHE VETËM SHKEL…NGA ARMEND REXHEPAGIQI (TEKSTI DHE KËNGA)
Armend Rexhepagiqi ka shkruar e kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kuj do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.
Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.
Po në këtë vit fitoi në festivalin e “Video Festit Muzikor” më këngën e tij “Shkel” e cila njihet si një ndër kënget më të mira të tij.
Tekkstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:
ObserverKult