Armend Rexhepagiqi & Tuna: Unë sa të desha një Zot e di… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Harrova” të Armend Rexhepagiqit, në variantin duet me Tunën.

Harrova, vetëm nganjëherë më duket se…
Harrova, vetëm gjërat që i mori,
I harroi koha.
Nganjëherë në ëndërr t’shohë,
vetëm nganjëherë në ëndërr t’përqafoj.

Çka i lejuam vetës ne të dy,
Orët si vite më kalojnë,
e unë ty t’urrej nuk di,
ketë ende se kam mësuar dot.

Shpirti im si dreq i fortë,
të gjitha vajet po i fsheh,
çdo dhembje brenda, brenda mbet,
e nuk po kalon.

Unë sa të desha një Zot e di,
ai do ta kthejë nëse ka drejtësi,
kurrë mos t’kesh lumturi
unë do ta lusë, ai do t’më ndijë.

Më mirë i verbër t’eci nëpër botë,
se sa me tjetrin t’lumtur t’shohë,
dhe kurrë më zërin mos ta lëshoj,
se sa për jetë të të mallkoj.

Paramendoj se ende dorë e huaj
Flokët e lëshuar ende s’t’i ka prekë.
Paramendoj se ende je e imja,
E para botës, para vetës po gënjej.
Harrova, harrova.
Harrova, harrova.

I harroi koha.
Nganjëherë në ëndërr t’shohë,
vetëm nganjëherë në ëndërr t’përqafoj.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

armend rexhepagiqi

Armend Rexhepagiqi

ObserverKult

=======================

Lexo edhe:

DËGJOJENI KËNGËN “ÇMENDUR”, TË MAL RETKOCERIT, FITUESE E VENDIT I NË FEST 62 (VIDEO)

Juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shpalli Mal Retkocerin dhe këngën “Çmendur” si fituese të vendit të parë të festivalit.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, ka deklaruar Retkoceri.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU