Shkel dhe vetëm shkel…nga Armend Rexhepagiqi (teksti dhe kënga)

Armend Rexhepagiqi ka shkruar e kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kuj do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.

Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më mirë.

Po në këtë vit fitoi në festivalin e “Video Festit Muzikor” më këngën e tij “Shkel” e cila njihet si një ndër kënget më të mira të tij. 

ObserverKult ua sjell tekstin dhe intepretimin e kësaj kënge nga Armend Rexhapagiqi

Ktheva, gjërat nëpër vende t’veta,
Mblodha nëpër dhomë ca dromca dashurie,
Ktheva, ktheva ta kërkoj e s’gjeta,
S’gjeta asnjë dromcë të vetme lumturie

Sa i vetmuar jam, mure anë e mbanë,
Shtrëngoma dorën si dikur,
Një çast për t’fluturuar,
O pse aq vrazhdë dënon çdo gjë që është e jonë?

Shkel dhe vetëm shkel,
Asnjë fjalë nuk do të del,
Asgjë pos kësaj kënge, shkel,
Se faj kam unë, pse të desha shumë,
Pse aq shumë të dua.
Shkel, dhe prapë më shkel,
Asnjë britmë s’do të del,
Asgjë pos kësaj kënge, shkelm
Se faj kam unë, pse të desha shumë,
Pse aq shumë të dua.

Ishe e vetmja dashuri e imja,
Ishe dashuri e kohëve të vështira, ishe
Si kalimthi t’ledhatova,
Për një çast i kujtova ditët e mira.
Kot ti je si acar,
Si të ish janar,
Heshtje e përbetuar.
Shkoftë ky vit aq i mallkuar,
Dhembjen me çka ta mas,
T’përmbahem mos t’pëlcas.

Shkel dhe vetëm shkel,
Asnjë fjalë nuk do të del,
Asgjë pos kësaj kënge, shkel,
Se faj kam unë, pse të desha shumë,
Pse aq shumë të dua.
Shkel, dhe prapë më shkel,
Asnjë britmë s’do të del,
Asgjë pos kësaj kënge, shkel,
Se faj kam unë, pse të desha shumë,
Pse aq shumë të dua.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

ORHAN PAMUK: KAM RËNË KEQ NË DASHURI ME TY!