Armenida Qyqja: Dyzet plus…

armenida qyqja


Dyzet plus…digjej nata dhe ajri mes buzëve,
Veç heshtja hynte nga dritaret e hapura,
Ti nuk erdhe e as zërin s’më dërgove,
Të vetme më le, në shtegun pa dritë e pa ëndrra…

Si një fëmijë i harruar pas u ndjeva,
Pa lodrën e preferuar dhe krahët e tu…
Dyzet plus…po ç’punë ka mosha
Kur zemra mbi kohën galopon kështu!

Dyzet plus…si nuk erdhe i dashur?!
Digjej nata dhe ajri mes buzëve…
Të vetme si le me ëndrrat përzhitur,
Pyjeve të dëndur të heshtjeve?!

ObserverKult