Mbi vetullat e mia harkohet pritja,
Orët e rënda që nuk ecin dot pa ty,
Mbi qerpikët e gjatë varet malli,
E prapë dot s’mbytet, veç lëkundet mbi sy…
Dhe buzët klithin me zërin e heshtjes,
Emrin tënd thërrasin nëpër natë,
Zgjaten puthjet në hendekun e dhimbjes,
Urë bëhen, të të sjellin ty pranë…