Buzët e tua puthin dhimbjen time,
Që nga sytë derdhet si lumë i rrëmbyer,
Të dua, por s’dua me ty ta ndaj dhimbjen,
Që shpirtin tim prej kohësh ka gllabëruar.
Nuk dua trishtim të mbjell në sytë e tu,
Që në heshtje ndjekin edhe hijen time,
Në zemrën tënde ku flenë të tjera dhimbje,
Nuk dua shtrat të zerë dhe dhimbja ime.
Më tradhëtuan sot digat e shpirtit,
Dyert hapën e dëshpërimin derdhën jashtë,
Ti më puth ngadalë, e unë e zënë në faj,
Ndjej shpirtin tënd, të turbullohet nën dallgë…