Artan Fuga: Kush e pagoi Rita Orën? Pse me para publike paguhen koncerte private?

artan fuga turizmi

Nga Artan Fuga

Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi dijeni se kush e paguan.

I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe nëse kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?

Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa para harxhohen për një koncert?

Se mos është para publike or tej!!! Ç’ne paraja publike për të financuar koncerte private?

Nuk e besoj!

Nuk do të doja të ishte një mekanizëm që djeg para publike dhënë pa tender, pa konkurrencë, pa transparencë publike!

Ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Të merrte para që kanë qenë planifikuar të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, teatro urbanë, etj., për koncerte në shesh!

Thjesht për ta ditur? Për informacion!

Apo e paguan privati? Cfarë interesi do të kishte ai privati për të investuar në aheng për ne! Se mos merr nga ana tjetër përlan fonde publike e tendera publikë për të ndërtuar kështjella prej letre?

Jo se interesohem për koncerte në shesh!

A ka ndonjë gazetar investigativ a ndonjë media që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik!

ObserverKult

Lexo edhe:

ARTAN FUGA: O SHOKO, T’OSHT RRIT RROGA!

Nga të gjitha anët na premtohen se do të kemi shtime rrogash.
Qeveria, partitë politike, vizionarë të çartur, gjithashtu, edhe ata që deri tani na kanë lënë me minimume jetike, e varfëri.


E gjitha kjo furtunë rritjesh rrogash, më kujton një barcaletë të kohës të komunizmit,
që e tregonin ashiqare çunat, por po e tregoj me delikatesën e duhur.
Eshtë barcaleta : O shoko po të rritet rroga!
Autobuzi Kombinat – Bankë në atë kohë, tip fizarmonikë, një lloj tramvaji i asaj epoke.

Dihet se çfarë ishte autobuzi i asaj kohe, vend djersitjeje, mundimesh, lodhjesh, asfiksish, vjedhjesh, aromash tmerri, etj.
Por edhe qyfyresh. Nuk ndaheshin këto.
Një ditë autobuzi plot. Puq, trup më trup mileti.
Një burrë, tezgjahist në kombinat, ishte puthit pas trupit të një gruaje.
Ngjit fare. Me turp i tha:
Shoqe, na fal, ç’a të bëj. Dhe mos e merr për keq.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU