Artan Fuga: Si niset një karrierë e suksesshme në një shoqëri të drejtë!

artan fuga turizmi

Nga Artan Fuga

(sipas Gandhi-t)


Çdokush duhet të pastrojë mbetjet e veta. Jashtëqitja është po aq e rëndësishme sa edhe vetë të ushqyerit, dhe zgjidhja më e mirë është që secili prej nesh t’i mbledhë vetë mbetjet që shkakton. Nëse është e mundur, çdo familje duhet ta sigurojë vetë këtë lloj pastrimi. Prej vitesh unë ndjej se ka diçka thelbësisht të gabuar që në shoqëri kanë ngarkuar një klasë të caktuar që merret me pastrimin. Historia nuk na e thotë se kush ishte i pari që u caktoi rangun më të ulët në shoqëri njerëzve që merren me këtë shërbim sanitar parësor. Në çdo rast, kushdo të ketë qenë, ky njeri në thelb nuk është se na ka bërë mirë. Duhet të na fusin në kokë, qysh nga fëmijëria, që ne të gjithë jemi pastrues, dhe mënyra më e lehtë për t’ja mbërritur kësaj, për atë që ja ka kuptuar domosdoshmërinë, është të nisësh ta fitosh bukën e gojës si plehraxhi. Mbledhja e plehrave, nëse kësaj pune i përvishesh me zgjuarësi, do të na mundësonte ta vlerësonim si duhet vlerën e vërtetë të barazisë njerëzore.

ObserverKult

Lexo edhe:

ARTAN FUGA PËR RONELA HAJATIN: TURMA ËSHTË E RREZIKSHME!

Me rastin e paraqitjes të performancës të grupit nga Shqipëria në Eurovizion, si edhe të paraqitjes atje të Ronela Hajatit, e cila bëri artin e vet me gjithë mundësitë e saj, natyrshëm që opinioni publik do të debatonte.

Gjendja normale e opinionit publik nuk është uniformiteti, por diferencimi, ndarja, çarja në dy ose disa pozicione.
Turma është e një mendjeje. Turma është e rrezikshme, jo opinioni publik i çarë.
Aq më shumë kur opinioni publik është edhe publik i skenës.
Shoqëria jonë është e etur për të debatuar, sepse qytetarin nuk e pyet kush për ndonjë gjë. Sapo gjen të çarën vrundujt e ajrit dhe dallgët e heshtjes të imponuar vërshojnë atje ku nuk ka qeder. Për çështje të tjera matet mirë, hesht, fsheh kokën se edhe e pëson!
Nuk ka faj.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU