Artan Gj. Hasani: Është dashuri…

Artan Gjyzel Hasani xhevahir

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Është dashuri” të poetit Artan Gj. Hasani!

…kur merr frymë me mushkërinë e tjetrit
dhe loti i huaj faqes tënde rrjedh…

…kur nata e tij të ndriçon mëngjesin
dhe ç’ka shpirti i tij vështrimi yt nxjerr…

…kur gjak’ i tij përflak zemrën tënde
dhe sytë e tu qerpikët e tij kanë…

…kur prekja të vjen nga tingujt e një kënge
dhe duart e tua të tuat më s’janë…

ObserverKult

Lexo edhe:

FLUTUR MUSTAFA: DHE VARRI DO FLASË!