Artan Gj. Hasani: Kolazh poetik me yje dhe natë

yje


Kolazh poetik me yje dhe natë nga Artan Gjyzel Hasani

dremit nata në shtratin tim
aq lehtë
sa pa gjumë më lë…

sa herë që dua ta puth
ta prek
ajo bëhet mëngjes
dhe ngrihet
dhe ikën
bukur ngadalë…

nata është një grua që bën sikur fle…

***
ngadalë pikon muzgu mbi mua
këtë errësirë të bukur që më jep dritë

dhe mbrëmja mbushet me natë

por s’mund të fle
duhet t’i kap

yjet janë xixëllonja që harrojnë të kthehen
sa herë që unë mbyll sytë…

***
zgjohem dhe shihem në pasqyrë
pas meje shfaqet një grua e bukur

supet e mia janë kujtesa e duarve
të saj

ajo më prek dhe ndjehem aromatik
si të kem shkëmbyer vështrimin
me një manushaqe…

pastaj largohem duke bërë kujdes
të mos shkel lulet e vizatuara të pllakave….

ObserverKult

Lexo edhe:

Rozafa Shpuza: Romancë në hotelin me tre yje

yje

teksa ndjesia e tebeshirtë e çarçafëve
m’rrokë me pasionin e udhëtarit anonim
që mirëfilli pret në ndonji stacion periferie
pa e ditë
se fatet tona po mëkatojnë
n’kët shtrat hoteli me tre yje
n’kapërcyellin e agsholit anemik…

Kliko KETU për poezinë e plotë

ObserverKult

Lexo edhe:

Ledia Dushi: Sonte bijn’ yje…

sonte bijn’ yje e secila grue grish tjera gra
mbështjellën’sende t’buta ndoshta kangë a dashni
bijn’yje e gratë bahen pezullì e ndezin kangë a dashni
n’turradrush nën qiell n’pyll digjen gra ndër turra drush
kangësh a dashunish

Kliko KETU për poezinë e plotë

Cilat vende janë yje të historisë botërore?

Me origjinë nga miti grek i Narcizit, karikatura e një “narcizisti” klasik, është një person manipulues, imoponues, që i mungon ndjeshmëria, që është i fiksuar pas fantazive madhështore rreth pushtetit dhe admirimit, dhe që abuzon me marrëdhëniet njerëzore për përfitime të ngushta personale.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult