Artan Gjyzel Hasani: Bashkëshortë të vjetër

artan gjysel hasani

Pas kaq vitesh martesë jetojmë të qetë
dhe mendjen s’e kemi aq të ngarkuar
ëndrrat e dikurshme ikën vetë
e s’mbeti gjë tjetër për t’u ëndërruar…

Jetojmë të qetë…shumë të qetë,
thua se s’jemi më në jetë
e në zemra s’na ka mbetur më zjarr
për t’u dashuruar a për t’u ndarë…

Jetojmë të qetë…shumë të qetë
e më lakuriq pranë e pranë s’qëndrojmë,
një libër dashurie ku mungojnë shumë fletë,
herë unë…herë ti…pranë oxhakut lexojmë…

————————————————————————-

LEXO EDHE: “MBRËMË, NË SHTËPI MË PËRCOLLI NJË E HUAJ”, XHEVDET DODA LEXON POEZINË E ARTAN GJ. HASANIT

AUTOSTOP

Artan Gjyzel Hasani

mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
e brishtë dhe seksi si makinë e saj…

“ku banon?”

“dy cigare më larg…”

“aha…e kuptova…
qënkemi afër shume…
e sheh atë hirin
që akoma nxjerr tym?
dy puthje më tutje
banoj e vetme unë…”

mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
tunduese dhe seksi si makinë e saj…

“zotëri, a ke emër ? “

“unë…unë…
s’e di…vallë ka rëndësi?

“po si të pëlqen të të quaj?”

“më quaj Frymë
nëse Ajër quhesh ti…”

mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
me gjinjtë kabriole si makinë e saj…
era që frynte
flokët e gjatë ia hidhte
mbi fytyrën time…
dhe ah…pastaj…pastaj…
asgjë pastaj…pastaj…

“arritëm?”

“arritëm…”

“natën…”

“natën…”

“ah…zotëri… e di pse ndalova?
m’u duke fytyrë e parë…
po ti pse erdhe me mua
ashtu… pa më njohur?”

“…se ishe e panjohur.”

————————————————————————————

LEXO EDHE: ARTAN GJ. HASANI: A JEMI DASHUR VËRTET NE TË DY APO ËNDËRR ISHTE?

Lehtësia e papërballueshme e dashurisë

a jemi dashur vërtet ne të dy apo ëndërr ishte?

dashuria është një aksident, përplasje,
devijim, greminë, rrëshqitje,
një autombulancë gjithmonë e vonuar
transporton viktimat
për në martesë
e ca për në reanimacionin apo morgun e saj,
njerëz që kërkojnë provat nga vendngjarje,
kurreshtarë ngatërrestarë,
dëshmitarë okularë të verbër…

POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU