Poezi nga Artan Gjyzel Hasani
…ndërsa plagë të shëndetshme
kurojnë vuajtjen tonë të vjetër…
premtojmë më shumë se dje
duhemi më pak se nesër
por pastaj papritur vdesim
duke zgjidhur fjalëkryqe…
dhe mbetemi gjallë
si një e nesërme pa dëshmitarë
në emër të harresës
dënuar me kujtime…
në emër të lolos
dënuar me mbretin…
në emër të dashurisë
dënuar me urrejtje…
në emër të vetes
dënuar me tjetrin…
(nga vëllimi poetik “IDIOTICUS”, 2022)
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT: ARTAN GJYZEL HASANI
Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Artan Gjyzel Hasani.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Unë nuk besoj te lumturia, aq më pak te përkryerja e saj. Në një arsyetim ideal, lumturia e përkryer do të ishte ajo gjëndje ku njerëzit i japin mundësi njëri tjetrit të jenë vetvetja pa asnjë kusht.
Cila është frika juaj më e madhe?
Lartësitë, por jo fluturimet.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Njeriun që dua.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Asnjëri.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Gjykimi i vetes.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Mosmirënjohja.
Në cilat gjëra e teproni?
Mirëbesimi.
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Dashuria.
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Rruga e panjohur, pak rëndësi ka mjeti, mjafton që ajo rrugë të kalojë nga shpirti.
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Dreqi ta hajë…
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Kur kam zhgënjyer njerëz që më kanë dashur shumë, sidomos tim atë…
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Jeta, përderisa akoma nuk e kam braktisur.
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Poetike dhe anormalisht e shëndetshme.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU