Artan Gjyzel Hasani: Puthja jote…

Artan Gjyzel Hasani

…është frymë e fatit
mallkim i mallit
padurim i duarve
fëmijë i lojës
vetmi e urave…

…është barka ime e Noes
që dallgët e pasionit e nxjerrin
mbi brigjet e thara të buzëve…

…kur krahët e fjalëve pushojnë
mbi rremat e lagura të gjuhëve…

kur sytë e tu mbyllen
dhe i vënë kyçin botës…