Arti Lushi: Belen

E kish harruar batutën vulgare të kolegut
Por nuk i shqitej aroma e molës
Në autobusin e linjës.

Jam padyshim një grua e bukur,
Pohoi në heshtje para pasqyrës
Çudi ama që nuk ka një emër për rastet kur kërkon
Gërshërët për minuta të tëra,
Veç të ndërmendesh që i ke në dorë.
Si Brisk Okami, i erdhën ujshëm fjalët Hutim dhe Harresë, por duhej diçka në mes sidoqoftë.

Gjellën thjesht e ngrohu.
Nga dritarja, pa të birin duke luajtur futboll.
Donte t’ia shprehte dashurinë
Por nga goja i doli një britmë nervoze:
“Fute kanotieren në brekë, Serxhio”.

ObserverKult


Lexo edhe:

Disa fjalë për librin “Zoti i Kripës” të Arti Lushit