
Gjurmët e hapave që treten tutje,
dhe karma që lëbyret
në synin e qiellit.
Fati i të marrit,
që darovit Zotin e rastësive.
Dhe dora e Zotit që hedh rasatin e ditës së re mbi botë.
Dora e mbledhun e dentistit që shtrëngon pincën në dhamballë,
dhe dora e hapun e nji lypsari.
Rrugët e pafundme të Zotit,
dhe dita e fundit e nji fluture mbi botë.
Kukudhet që hedhin valle varrezave,
dhe shtojzavallet që ndjellin tre yjet e Rrypit të Orionit.
Asgja s’asht ashtu siç duket,
as na të dy që besojmë te Zoti i rastësive
dhe udhët e pafundme të Zotit!
ObserverKult
Lexo edhe:






