“Me zë e figurë”, pamje të rralla! Si këndohej Himni Kombëtar më 1929

Aleksandër Stavre Drenova ishte poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, i njohur me emrin e penës si Asdreni.

Akademiku i njohur shqiptar, Vasil Tole ka publikuar videon e rrallë të himnit kombëtar, (shkruar nga Asdreni) për herë të parë me zë e figurë që prej vitit 1929.

Të veshur me veshjet tradicionale të kohës, patriotët shqiptarë mallëngjejnë me zellin dhe dellin nacionalist që përcjellin me anë të himnit.

Performanca u shoqërua me brohoritjen njëzëri të këngëtarëve ku thanë: “Rroftë Shqypnia”. Gjatë videos së publikuar shihen edhe sekuenca të periudhës së Shqipërisë si monarki me udhëheqjen e Mbretit Ahmet Zogu.

Kush ishte Aleksandër Stavre Drenova

Aleksandër Stavre Drenova i njohur me pseudonimin Asdreni (Drenovë, 11 prill 1872 – Bukuresht, 1947) ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit.  Ai është  edhe autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë.

Asdreni nisi të shkruajë poezi dhe të botojë artikuj që në fillim të shekullit XX. Pjesë e poetëve që zbuloi apo botoi Faik bej Konica tek Albania. Në 1904-ën botoi në Bukuresht përmbledhjen e tij të parë me 99 vjersha.

ObserverKult


Lexo edhe:


SABRI HAMITI: HIMNI SHQIPTAR

ObserverKult

Lexo edhe:

GJERGJ FISHTA: SI SHQYPNIJA ‘I VEND NUK KÁ

At Gjergj Fishtën asdreni
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940)

Edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !

Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,
Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,
Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.

Nën nji qiellë përherë t’ kullueme,
N’ rreze e n’ dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n’ ajrí.

Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult