ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Isaac Asimov
“Aspekti më i trishtë i jetës është se shkenca siguron njohuritë, më shpejt se sa shoqëria që duhet të sigurojë pjekurinë”.
“Në jetë, ndryshe nga loja e shahut, loja vazhdon edhe pasi të zënë mat”.
“Jeta është e këndshme. Vdekja është paqësore. Është tranzicioni ndërmjet të dyjave ai që është problem”.
“Dhuna është streha e fundit e të paaftit”.
“Edukimi i vetes është, sipas asaj që unë besoj, edukimi i vetëm që ekziston”.
“Unë shkruaj për të njëjtën arsye se pse marr frymë, sepse nëse nuk do e bëja, do të vdisja”.
“Njerëzit që mendojnë se dinë gjithçka, janë një bezdi për ata që vërtet dinë gjithçka”.
“Nëse njohuritë mund të krijojnë probleme, nuk mund t’i zgjidhim ato përmes injorancës”.
“Inteligjenca është një aksident i evolucionit, por jo domosdoshmërisht një avantazh”.
“Mënyra më e mirë për ta zgjidhur një problem, është duke e mohuar se ekziston”.
Lexo edhe:
BUKOWSKI: ATA QË PANDEHIN SE DINË GJITHÇKA, JANË PIKËRISHT ATA QË NUK DINË ASGJË
ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
I trembem njeriut që ka lexuar vetëm një libër./ Tomas Akuini
Jeta është një proces që kërkon dituri. Të jetosh do të thotë të mësosh./ Konrad Lorenz
Gjuha e gjatë dhe gjykimi i matur rrallëherë rrinë në të njëjtin vend./ Roger L’Estrange
Një pikë mirësie vlen më shumë se një fuqi diturie./ Friedrich Georg Jünger
Popujt, ashtu si individët, munden aq sa dinë./ Aristide Gabelli
Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë./ Charles Bukowski
Një mënyrë për të qenë i ditur është të jesh i lumtur./ Sidonie-Gabrielle Colette
Vetëm të vuajturit bëhen me të vërtetë të ditur./ Stefan Zweig
Është më mirë të dish pak nga të gjitha se gjithçka mbi një gjë./ Blaise Pascal.
Nëse dija shkakton probleme, ato nuk zgjidhen përmes injorancës./ Isaac Asimov
Thëniet tjera mund t’i lexoni KËTU
ObserverKult