Frojd: Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sigmund Frojd:

Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.

Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.

Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë.

Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.

Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.

Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.

Çdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.

ObserverKult

LEXO EDHE: SIGMUND FROJD: KRIJUESI DHE FANTAZIMI