Bukowski: Ata që pandehin se dinë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asgjë

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

I trembem njeriut që ka lexuar vetëm një libër./ Tomas Akuini

Jeta është një proces që kërkon dituri. Të jetosh do të thotë të mësosh./ Konrad Lorenz

Gjuha e gjatë dhe gjykimi i matur rrallëherë rrinë në të njëjtin vend./ Roger L’Estrange

Një pikë mirësie vlen më shumë se një fuqi diturie./ Friedrich Georg Jünger

Popujt, ashtu si individët, munden aq sa dinë./ Aristide Gabelli

Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë./ Charles Bukowski

Një mënyrë për të qenë i ditur është të jesh i lumtur./ Sidonie-Gabrielle Colette

Vetëm të vuajturit bëhen me të vërtetë të ditur./ Stefan Zweig

Është më mirë të dish pak nga të gjitha se gjithçka mbi një gjë./ Blaise Pascal

Dëgjoje zemrën tënde. Zemra di çdo gjë./ Paulo Coelho

Të dish e të mos bësh është njësoj si të mos dish./ Yukio Mishima

Pengesa më e madhe nuk është injoranca, por iluzioni i dijes./ Daniel J. Boorstin

I dituri që s’di të gëzohet, kot që di./ Quintus Ennius

Nëse dija shkakton probleme, ato nuk zgjidhen përmes injorancës./ Isaac Asimov

Dija nuk mund të përcillet. Dija që i mençuri përpiqet të përcjellë ngjan përherë si çmenduri./ Hermann Hesse

Dituria është bija e përvojës./ Leonardo da Vinci

ObserverKult