Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të At Zef Pllumit:
Ka njerëz të mirë e njërëz të këqij, por jo popuj të mirë e popuj të këqij.
Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do të rrijë e strukun prej dhunës?
Nji atdhe që u sjellë të bijve vetëm robni, vuejtje, mundime, tortura e vdekje, nuk asht ma Atdheu i zemrës dhe duhet braktisë me lot ndër sy.
Të gjitha diktaturat e të gjithë tiranët kanë qejf me u mshehë mbas ligjmërisë.
Nuk na sjellë lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Ziliqarit mos ia trego as ëndrrën që ke pa.
Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij.
Përgatiti A. Hoxha/ObserverKult
————————
Lexo edhe:
AT ZEF PLLUMI: TAKIMI ME ISH TË FEJUARËN E QEMAL STAFËS
AT ZEF PLLUMI: JEMI TË PËRÇAMË DHE MENDOJMË SI T’I BAJMË VORRIN VËLLAUT!
Ju ftojmë të lexoni një fragment të zgjedhur nga vepra e At Zef Pllumit:
Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…
Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.
Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën…
Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.
ObserverKult