Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

audrey hepburn
Audrey Hepburn

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u parapriu Marilyn Monroe.

Audrey Hepburn

Cilësitë që e bënë Audrey Hepburn një aktore të madhe, mbi të gjitha, një person të madh, ishin forca e karakterit të saj.

Në fund të fundit, nuk ishin rolet që ajo luajti, ato që atë e bënë atë një ikonë të qëndrueshme kulturore, por fakti se kush ishte ajo.

E vlerësuar me Academy Award, Golden Globe dhe BAFTA, Audrey vendosi të tërhiqej nga aktrimi, pikërisht në kohën kur ishte në krye të famës dhe sukseseve të saj.

Audrey Hepburn

Audrey mbetet një nga shtatëmbëdhjetë personat e vetëm që njëherësh kanë fituar Academy Awards, Emmy, Grammy dhe Tony Awards.

Shfaqja e saj të fundit e regjistruar ishte në serinë televizive dokumentare Gardens of the World me Audrey Hepburn të vitit 1990. Me këtë rast ajo fitoi çmimin Primetime Emmy për Arritje të Shquara Individuale.

Në vitin 1988, ajo u bë një ambasadore speciale në fondin e UNICEF-it të Kombeve të Bashkuara. U emërua në revistën People si një nga 50 njerëzit më të bukur në botë. Filmi i saj i fundit ishte Gjithmonë (1989).

Audrey Hepburn

Ndonëse vuante nga depresioni dhe kequshqyerja dhe ndonëse ishte e pasigurt për madhësinë e këpucëve, hundën dhe flokët e errët, Hepburn kishte thënë se ishte “gjithmonë e vetëdijshme për bukurinë e saj”.

Ajo tha: “Bukuria është në syrin e shikuesit. Kjo është diçka që unë nuk mund ta shoh. Çka unë mund të shoh, janë vetëm problemet kur zgjohem në mëngjes.”

Audrey Hepburn

Në vazhdim po ju sjellim disa thënie të zgjedhura të Audrey Hepburn:

“Njerëzit, madje më shumë se sa gjërat, duhet të restaurohen, të ripërtërihen, të ringjallen, të rifitohen dhe të shërojnë shpirtin; kurrë mos e hidhni jashtë askënd.”

“Ka gjëra më të rëndësishme se pamja e jashtme. Asnjë grim nuk mund të mbulojë një personalitet të shëmtuar.”

“Gjëja më e mirë për t’u mbajtur në jetë është njëri-tjetri.”

“Unë besoj në të qenit i fortë kur gjithçka duket se po shkon keq.”

“Ka disa nuanca të vëmendjes që mund të shkatërrojnë ngjyrën e një gruaje.”

“Thonë se dashuria është investimi më i mirë; sa më shumë të japësh, aq më shumë merr në këmbim.”

“Unë besoj se gratë e lumtura janë gratë më të bukura.”

“Gjërat e mira nuk duhet të bien thjesht në prehrin tuaj. Zoti është shumë bujar, por ai pret që ju të bëni pjesën tuaj të parë.”

“Për mua të vetmet gjëra me interes janë ato që lidhen me zemrën.”

“Eleganca është e vetmja bukuri që nuk zbehet kurrë”.

“Parisi është gjithmonë një ide e mirë”.

“Për sy të bukur, kërkoni të mirën tek të tjerët; për buzët e bukura, flisni vetëm fjalë mirësie; dhe për qetësi, ecni duke ditur se nuk jeni kurrë vetëm.”

“Vendosa, shumë herët, thjesht ta pranoja jetën pa kushte; kurrë nuk prisja që ajo të bënte ndonjë gjë të veçantë për mua, megjithatë dukej se kisha arritur shumë më tepër nga sa kisha shpresuar ndonjëherë. Shumicën e herëve thjesht kjo ndodhte pa mua.”

“Mos harroni, nëse keni nevojë ndonjëherë për një dorë ndihmëse, ajo është në fund të krahut tuaj. Ndërsa rriteni, mbani mend se keni një dorë tjetër: e para është të ndihmoni veten, e dyta është të ndihmoni të tjerët.”

Audrey Hepburn

Përgatitit: ObserverKult

Lexo edhe:

NJË GRUA E DASHURUAR ËSHTË E PASHKATËRRUESHME!