Aurela Gaçe: Dua të më duash (teksti dhe kënga)

Dua të më duash
Dua të mos vuash
Një refren i humbur
Që mes njerëzve e kërkoj
Beso e mos beso
Me gjysmën e vetvetes
Na shkoi jeta

Dhe thërras e heshtur
Mbaj një frymë të mekur
E s’kam një flokë të prekur
S’kam një dorë që ta shtrëngoj
Të rrosh a të mos rrosh
Te kjo dilemë e vjetër
Nisi jeta…

E sa kam dëshirë të pres
Kur ke se kë të presësh
Ke një ëndërr ke një shpresë

E dua të pres dikë të vij
Me derë pa trokitur
Të mos mbetet asnjeri

Ti eja një mik të më trokas
Të trembi heshtjen time
Vetëm s’dua t’a humbas

E dua një dorë që ta shtrëngoj
Ta mbaj në dorën time
Dhe të them se po jetoj

ObserverKult

Lexo edhe:

ARDIT GJEBREA&YLLKA KUQI: NUK DI PËRSE TË DUA KAQ SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)