Aurela Gaçe: Me ty dua të jem (teksti dhe video)

Unë dua të jem
Me ty të jem
Edhe sonte, edhe sonte.
Ma thuaj një fjalë
Sikur dhe një fjalë
Do mjaftonte, vetëm sonte.
Torturë e shpirtit tim
Për ty jap botën
Të fundit frymë për ty
Zemra e mban.

Për ty unë do i lëviz
Malet do i lëviz
Më mbahet fryma
M’dridhen gjunjët, ti s’e di
Për ty unë do i lëviz
Malet do i lëviz
Ku ta gjej forcën
Të ta them, unë nuk e di.

Sikur të rilindja
Prapë tek ty do vija
Do t’kërkoja, prapë do t’kërkoja.
Me gabimet tua
Kështu siç je të dua
S’do t’kërkoja të t’ndryshoja
Torturë e shpirtit tim
Për ty jap botën
Të fundit frymë për ty
Zemra e mban.

Për ty unë do i lëviz
Malet do i lëviz
Më mbahet fryma
M’dridhen gjunjët, ti s’e di
Për ty unë do i lëviz
Malet do i lëviz
Ku ta gjej forcën
Të ta them, unë nuk e di.

Ku t’a gjej forcën
Të t’a them, unë nuk e di
Për ty unë po i lëviz
Malet po i lëviz
Më mbahet fryma
M’dridhen gjunjët, a e di
Për ty unë po i lëviz
Malet po i lëviz
Gjithmonë me ty
Në krahët e tu në përjetësi.

Sikur të rilindja
Prapë tek ty do t’vija.

Nga po kjo këngëtare: Aurela Gaçe: Nuk besoja se një ditë do të takoja (teksti dhe kënga)