Mariza Ikonomi: Ka një natë kur të harroj (teksti dhe kënga)

Shi i lehtë ra këtë vjeshtë
Ti po kthehesh përsëri
Mos të duket kaq e thjeshtë
Të ëndërrosh një dashuri
Nëpër kohë unë udhëtoj
Ka një natë kur të harroj
Por se dita është pafund
Dhe unë sërish të dashuroj

Buzë detit e harruar
Unë të pres, ëndrra-lëshuar
Të kujtoj dhe zogjtë shtegëtojnë

Shi i lehtë ra këtë vjeshtë
Unë mbi sytë e tu përgjoj
Dua zjarrin ta gjej unë
Edhe diellin ta mbuloj
Ka një fjalë që unë s’e di
Ka një det ku shtrihesh ti
Ka një ëndërr që jetoj
Dhe më fal dashuri
Nuk e di, jo përse
Kjo çudi, ndodh me ne.

——————————————————–

LEXO EDHE: FRANÇESK RADI & MARIZA IKONOMI: KUJTOJ ME MALL DITËN KUR LINDE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Sot ke ditëlindjen bija ime
por unë jam larg e nuk vij dot
Në çast me çelin plot urime
ç’të flas më parë në telefon.

Kujtoj me mall ditën kur linde
çastin kur vura emrin tënd
kur të quajta Saranda,
si ty i bukur është ky vend,
sa ky qytet të rrosh ti Sara
lotët si deti Jon.

Tani që flas me ty o babi
në duar mbaj fotografin
Bashkë me ne është edhe mami
më puth ajo më puth dhe ti

Zërin dëgjoj në telefon,
se si më duket nuk e di!
Prapë me puth, më përqafon
tamam si këtu në fotografi
Kur ta mbyllësh telefonin
unë do të dëgjoj përsëri!

A mund t’ja shuajmë diellit atë zjarr?
A mund ta shterrim një oqean?
Ashtu nuk treten ndjenjat e tyre
le të jenë sado larg!

Një ditë do kthehem përsëri
dhe bashkë do të jemi ne të tre
do të bëjmë fotografi
me ngjyra malli do të jenë!
Një premtim do bëjnë sytë
ndarje me asnjëherë!