Azem Shkreli: Para elegjisë

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.

Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s’do të kesh më as sy deti,
as hap të hedhur sorkadheje
të shohësh si t’përqeshin gonxhet
dhe të ikësh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat më të bukura
i vret bukuria e vet.

ObserverKult


kryesorë

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI E VISAR ZHITI, NË MESIN E POETËVE KRYESORË TË BOTËS

Green Integer”, shtëpi botuese prestigjioze amerikane, me qendër në Los Angeles, një ndër më aktivet në botimin e përkthimeve letrare, sidomos të poezisë, ua ka rekomanduar lexuesve 27 librat e “Poetëve kryesorë nga bota” (MAJOR WORLD POETS), të botuara nga ata ndër vite.

Mes tyre janë edhe dy poetë shqiptarë, Azem Shkreli nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të dy të përkthyer nga albanalogu i shquar Dr. Robert Elsie.

Lista e poetëve të përfshirë nga Green Integer, në “Major World Poets” :

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult