Bajram Mjeku: Shiu i përlotur

shiu poetry by bajram mjeku observerkult donika dabishevci e gjithkohshmja andërr

Shiu rrëshqiste prajshëm nëpër xham
si rrëzëllima e hanës në fytyrën tënde
ka disa vjet që ende s’të kam parë
ike shpejt atë ditë si makthi i një ëndrre.

Përtej xhamave të avullt shfaqet hija jote
nuri yt nga sytë nuk më hiqet kurrë
dafinat mbi asfalt mbulojnë gjurmët tua
si xhevahiri fshehur moti nën një gur.

Papritur ktheva i vetmuar në teatër
gjithandej të kërkova, askund ishe ti
ishte mykur skena, kish vdekur gjithçka
Zoti im si ishte mplakur Zonja Bovari.

Mall, kur zbrisje shkallëve të teatrit
edhe zëri yt vjen i trishtë plot mall
magjia e vjeshtës dhe shiu i përlotur
pikon mbi kujtesë shumë vite më parë.

Jeta rrëshqet si shiu dhe ne nuk e shohim
si thinjat që s’i duam kur papritur vijnë
i ndjej hapat tu që larg duke ardhë
e shiu bie furishëm përmbi pelerinë…

ObserverKult

lexo edhe:

BAJRAM MJEKU: ANTIHIMN PËR ATDHEUN

Me dashtë atdheun si shqiptari, domethënë
me ngufatë në fyt, me zhbirua në gjoks
domethënë, me dhunua sa herë ta do qejfi
sa herë ta përdhosësh, sa herë ta poshtërosh.

I çuditshëm është atdheu, nuk mban mëri kurrë
edhe kur e plagosë për vdekje, edhe kur e zhvatë
domethënë, edhe kur ia rrjep lëkurën për së gjalli
as klithë, as gjëmon kur trupi i kullon gjak.

Poezinë e plotë e gjeni KETU