Bajram Mjeku: Vajtojcat

shiu poetry by bajram mjeku observerkult donika dabishevci e gjithkohshmja andërr

Nga Bajram Mjeku

Kanë me ardhë nji ditë vajtojcat e Mirditës
Me i vajtue prajshëm të gjallët e vdekun
Me ua knue gjamën të vdekunve të gjallë.

Kanë me ardhë preftueshëm si Dita e Dekës
Veshun me xhubleta e mbështjellë me hanë
Kanë me shprushë mortin si erën e temjanit
Ende pa dalë ferku në mjesin e bardhë.

Ato nuk vijnë me këndue kangë majekrahut
Vijnë me i vajtue vajtimtarët e shkretë
Befas kanë me ardhë mbas erës së gjakut…

Po ecin të vdekunit mbi të gjallë, a i ndjeni?
Veshun me zhguna të zi, heshtun janë tuj ardhë
Me strajca mbushur mort e ofshamë nën sjetull
Me na mbjellë gjamën si mordjen e bardhë.

As Kulla e Oroshit s’na pranon më brend
As nuri i vdekjes s’fle, mësa besa e besëpremit
Si zogj kurvash mbetëm mbërthye mbi gemb.

Ato janë nisë me ardhë, po ne nuk i ndjejmë
Rëndshëm kapërcyen mes Bjeshkëve të Nemuna
Preftuan përmes maleve si hija e Doruntinës
Duke këndue nji baladë që ziente përbrenda.

Shkodër, dhjetor ’22

ObserverKult


dashurisë admirimi

Lexo edhe:

KOSTAS URANIS: U MUNDA, PA SHKUAR HIÇ NË LUFTË…

K’ të jetën time boshe, prej të gjori,
sodis me një vështrim të stërpërgjumur.
Më ngjan se i bëj roje një vapori,
që tash sa kohë motorët i kanë humbur.

Si ujë i ndyrë, në një moçal të ndenjur
rutinat dhe mërzia më kanë kapur.
Dhe s’ më kujtohet që kur s’ kam dëgjuar
sirenat të më ftojnë në det të hapur…

E kotë – e di dhe vetë! – se dhe që luajnë
një herë në aq, ca flatra të pasionit,
nuk thotë të flakërojë në jetën time
një gaz i madh a dhimbje si e gjonit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult