Kostas Uranis: U munda, pa shkuar hiç në luftë…

dashurisë admirimi

K’ të jetën time boshe, prej të gjori,
sodis me një vështrim të stërpërgjumur.
Më ngjan se i bëj roje një vapori,
që tash sa kohë motorët i kanë humbur.

Si ujë i ndyrë, në një moçal të ndenjur
rutinat dhe mërzia më kanë kapur.
Dhe s’ më kujtohet që kur s’ kam dëgjuar
sirenat të më ftojnë në det të hapur…

E kotë – e di dhe vetë! – se dhe që luajnë
një herë në aq, ca flatra të pasionit,
nuk thotë të flakërojë në jetën time
një gaz i madh a dhimbje si e gjonit.

Pa pikë vullneti, me të njëjtët njerëz,
ditët njëlloj po i jetoj, si puft.
Me një maraz që mushkëritë më grryen:
U munda, dhe pa shkuar hiç në luftë…

Përktheu: Arqile Garo

Titulli i origjinalit: “Jetë boshe”

ObserverKult

Lexo edhe:

POEZI NGA DONIKA DABISHEVCI: A M’DO?