Balzak: Gratë, kur nuk duan, kanë gjakun e ftohtë të një avokati plak/ Thënie për gratë

ObserverKult ua sjell disa thënie për gruan nga mendje të ndritura: 

Grave që kanë ndryshuar botën, s’u është dashur të shfaqin gjë tjetër, përveç zgjuarsisë së tyre./ Rita Levi-Montalcini

Të qenët grua është tej mase joshëse. Është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë./ Oriana Fallaci

Bota do të ishte e papërkryer pa praninë e gruas./Thomas D’Aquino

Një grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë. – Eleanor Roosevelt

Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty. – Madonna

Lumturia është poezia e gruas. / Honore de Balzak

Derisa të ketë qoftë edhe një grua të bukur, do të ketë poezi./ Gustavo Adolfo Bequer

Një burrë bën atë që mundet. Një grua bën atë që një burrë nuk mund ta bëjë dot./ Isabel Allend

Askush s’flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella./ Hygo

Gratë, kur nuk duan, kanë gjakun e ftohtë të një avokati plak./ Honore de Balzak

Pasioni për burrin është një përrua, për gruan është një greminë./ Concepcion Arenal

Burrat e mençur e pranojnë se gratë janë arkitektet e fshehura të shoqërisë./Harriet Beecher Stowe

Një beqar është një burrë që e ka humbur shansin për të bërë të palumtur një grua./John Garland Pollard

ObserverKult


Lexo edhe:

BALZAK: TI KE TALENT BIRI IM, MOS U DORËZO PARA BUDALLENJVE…

Nga: Honore de Balzak

“…Ju keni talent biri im dhe shpejt do ta kuptoni çfarë lufte të tmerrshme e të pandashme bën mediokriteti me ata që ia kalojnë.
Nëqoftëse në darkë do të humbisni 25 luidorë, të nesërmen do t’ju akuzojnë për kumarxhi, kurse miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të thonë se keni humbur 25 mijë franga.
Po t’ju dhembë ca koka do të thonë se keni filluar të çmendeni.
Po t’ju shpëtojë ndonjë fjalë e ashpër, aty për aty do të thonë se je njeri me të cilin s’bën dot askush.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU