Bardh Frangu: Dalja nga karantina

bardh frangu gjenerata

Nga jashtë i zbardhur nga brenda i nxirë
Dal në udhën e tkurrur nga kjo karantinë
Dhe marr frymë me mushkëritë e frikësuara

Nuk kam asnjë çelës ta hapi një portë të çarshisë
Derën e kafenesë me gotat e mykura në banak
Ku një qen rruge i kastruar rri shtrirë mbi prag

Eci trotuareve si një i huaj që dorë miku kërkon
S’ka sy të më shohin s’ka veshë të më dëgjojnë
Tek përtypi një çamçakëz dhe e pëlcas si balonë

Ferizaj, 04. 05. 2020