(Mikut Ramadan Musliu)
Nuk më bëjnë këmbët ta kaloj Moravën
Ujët është turbulluar peshqit hanë njëri-tjetrin
Era shkund gjethet bashkë me kujtimet
Si të ecet nëpër këtë ditë të verdhë trishtimi
Ndalem dhe vështroj një re të zezë mbi Beguncë
Shoh rrugët si bartin dhembjen mbi shpinë
Dëgjoj fjalët e rreshtuara në kortezh
Si bëjnë zhurmë në këtë heshtje të madhe
Se ti ishe një shpirt kryengritës
Një shtizë e fortë në flamurin e fjalës
Nën tokë e çove trupin e shpirtin o mik
Përjetë na e le brenda kopertina librash.