(Xhevdet Bajrajt)
Me një copë qielli mbi shpinë
Zbriti mbi vreshta të Rahovecit
Zogu që me këngë shkurtonte largësitë
E kafshoi një kokërr rrushi të verdhë
E shikoi diellin si u fundos në kënetishte
Dhe u fsheh brenda kopertinave të librit
E në një gjeth hardhie si në papirus
Shkroi fjalët e tij të fundit:
jeta ka kuptim edhe në një kokërr rrush,
ruani vreshtat, ju lutem!
ObserverKult
Lexo edhe: