Bardh Frangu: Vjellja e dëshpërimit

bardh frangu gjenerata

Poezi nga Bardh Frangu

Është vjeshtë
Gjethet nga degët bien si me parashutë
Bliri merr pamjen e një huri mbi trotuar
Përballë tij prostitutat hanë thonjtë
Pak më tutje dëgjohen ulërima në parlament
Është shtrenjtuar buka
Çmimi i seksit në rënie të lirë
Në vrapim e sipër ndodh edhe ndonjë përdhunim
E ata që vdesin nga viagrat shpallen sheit
Është kohë e një krize të madhe thotë një analist
Tek fshinë hundët me mangën e palltos së zezë
Patriotët horra prodhojnë tradhtarë gjithandej
Si mizat shtyhen për të zënë një vend në histori
Në këtë libër të verdhë të lyer me mut
Askush nuk brengoset për mësuesin pensionist
Që përtyp një kore buke në sheshin para qeverisë
Dhe vjell me dëshpërim jetën krejt sakrificë.

ObserverKult


Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA BARDH FRANGU

Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Bardh Frangu.
Ja cilat janë tri librat që Frangu u sugjeron të pasionuarve pas leximit.

Kur ndalesh dhe mendon se si t’i veçosh tri librat më të mirë, ndërsa shikon nëpër raftet e bibliotekës, ku shumë nga to tashmë janë zverdhur nga koha dhe janë fryrë nga kalimi dorë më dorë, puna e parë që të bie në mend dhe ta lehtëson këtë është fakti se ndalesh tek ato që i ke lexuar nga dy e më shumë herë.

Nga Bardh Frangu

Nuk e di sa herë i jam kthyer poezive të Lasgushit dhe Reshpjes, fabulave të Ezopit, po shumë herë sigurisht. Edhe brenda kësaj përzgjedhjeje të kufizuar të shfaqet një siklet jo i vogël, sepse nuk janë pak ato, që shkaku i distancës kohore nga leximi i parë, ndjen nevojën t’i lexosh për herë të dytë dhe të ndjesh një kënaqësi edhe më të madhe se ajo e leximit të parë. Megjithatë, për arsye nga më të ndryshmet, pa e zgjatur, po veçoj tri sosh.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU