
Zemra e Rozës një lëndinë maji.
Plepat ndanë udhës
trupin e saj imitojnë.
Unë e dua Rozën.
Erë e viteve buzët do t’ia vyshkë.
Relievin e mermertë të faqeve,
përrenjtë e rrudhave
do t’ ia çajnë.
Unë do ta dua Rozën.
Ulur në majin e zemrës së saj
unë do të pi dashurinë.