“Bashkëbisedim me Ilir Bajrin”, promovohet në Kino Armata

Me datë 12 prill në Kino Armata duke filluar nga ora 19:00 promovohet libri “Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin” i autorit Liburn Jupolli.

“Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin” dokumenton momente të rëndësishme të karrierës së njërës prej figurave me peshë në muzikën bashkëkohore të Kosovës përmes intervistimit, recenzioneve të njohësve të kontributit të tij, fotografive dhe përmbledhjes biografike e kronologjike të shumëllojshmërisë së kontributit të Ilir Bajrit në peisazhin muzikor në Kosovë.

ObserverKult

—–

emin z. emini
Emin Z. Emini

Lexo edhe:

PROMOVIMI I LIBRIT “FJALË TË BUKËTA” TË EMIN Z. EMINIT (FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS) VIDEO

Ju ftojmë të ndiqni promovimin e librit “Fjalë të bukëta” të Emin Z. Eminit, botuar nga LITTERA, që u mbajt në natën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës.

Për librin folën studiuesi Emin Kabashi dhe poeti Adem Gashi për të vazhduar me një bisedë mes botueses Donika Dabishevci dhe autorit të librit Emin Z. Emini.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult