asgjë e re s’ndodh dhe do të shkojmë në fund
në fund të fundit
liria është një mut i madh dhe s’e vlen as jetën
ta japësh për të, as atë cikrrimë lirie,
si s’i lodh
ata hanë hekur me dhëmbë,
liria është faj i rëndë që bartim lidhur në qafë
e shpiejmë diku larg
ku s’dinë as ata që hedhin hapa mamutësh
liria është një mut i madh,
të lodhin heronjtë dhe kurvat
të mbesin në qafë,
ata hanë hekur me dhëmbë
ato hanë hekur me dhëmb
dhe të shtrydhin me fjalime të gjata
për paqen dhe pastërtinë e racës
ata i lodh paqja
ma sjellin lirinë në pjatë dhe thikën në tryezë
ma marrin frymën kur u pëlcet lëvozhga nga qetësia