Poezi nga Beatrice Zerbini
Ati ynë
që je në qiell,
zbrit!
Ulu,
na merr,
e na mbaj,
me krahët e fuqishëm,
na ngri veç si
baballarët e vërtetë
e na dëgjo sikur
brenda nesh të jesh,
bash sikur
të jesh.
Ekzisto,
qëndro,
mos u dorëzo
e pastaj na mëso
të bëjmë njësoj.
Jepna bukën,
jepna kohën
jepna një dhunti;
përndryshe
vetëm dashuri,
të zakonshme,
me mirëkuptim,
zemërbutë e me pëlqim,
që të zgjasë
të mos humbasë
që të na shohë e të shihet,
që t’i besohet.
E çlirona prej frikës,
ziles
së telefonit
natën,
nga goditjet,
nga netët e ditëve,
nga mosqenia të aftë,
nga të ndjerët më pak të bukur,
a të pavolitshëm a të vetmuar a të pahajrit,
nga të mosqenit më të mirët,
nga të mosndjerët bijtë e tu të gjithët,
nga të mosndjerët zemër-rrahjet,
tonat dhe
të të tjerëve;
nga dyert e mbyllura
nga të mos hapurit.
Çlirona prej së keqes.
Çlirona.
Përktheu: Elvana Zaimi
ObserverKult
Lexo edhe:
ELVANA ZAIMI: E MORËM NË HESHTJE ATË QË ËNDËRRUAM…
I mbyllëm flegrat e dritareve të shtëpisë
dhe, në një errësirë të thellë, u zhytëm në gjumë.
Braktisëm botën e huaj në zemër të marrëzisë,
botën tonë të vogël e vumë në dryn.
Kështu deshëm të bënim për vete
atë që bota e huaj kurrë s’na e dha.
E morëm në heshtje atë që ëndërruam,
në gjumin e thellë ku ëndrra nuk ka.
Ëndrrat, prej yjesh e drite kjo materie e brishtë,
ia lamë si gjurmën tonë botës së trishtë.