Bellucci: Është e tmerrshme të qëndrosh me dikë që nuk e dashuron!

monica bellucci
Monica Bellucci

Monica Bellucci konsiderohet si si njëra nga ikonat e kinematografisë evropiane, e adhuruar në gjithë botën.
Në vazhdim ju sjellim disa thënie nga Monica Bellucci :

– Ne të gjithë kemi nevojë për iluzione. Kjo është arsyeja pse i duam filmat.

– Është e tmerrshme të qëndrosh me dikë që nuk e dashuron.

– Pas një periudhe martesa diçka nuk ecën. Diçka fillon e humb, diçka është e gabuar. Janë pak martesa që zgjatin përgjithnjë. Ne duam diçka dhe, pas një çasti, e urrejmë atë që donim.

– Thjeshtësia është një ndër gjërat më të vështira për t’u kopjuar.

– Unë besoj se koha shkatërron gjithçka. Merreni një mollë të bukur, të kuqe. Pas një çasti ajo kalbet dhe mbushet me krimba, krejt siç ndodh me ne.

– Dashuria jeton vetëm kur ka respekt të ndërsjellë dhe liri. Dëshira për të zotëruar tjetrin është absurde!

– Zilia është në natyrën njerëzore.

– Mendoj se gjyqtarët janë aktorë të hatashëm. A mund ta përfytyroni lojën që luajnë ata përditë?

– Tani të gjithë filmat janë për adoleshentët. Është shumë e vështirë për një aktore të gjejë vërtetë personazhe të thellë, të mrekullueshëm për të luajtur…

Monica Bellucci

Monica Belluci ka dashur gjithmonë të jetë aktore.

Në moshën 13-vjeçare ajo e nisi rrugën drejt modelimit për t’u bërë më pas, një nga ikonat e kësaj industrie.

Përgatiti U.V- ObserverKult

—————

Lexo edhe:

MONICA BELLUCCI ACARON LUFTËTARËT KUNDËR RRUDHAVE