Benni: Vetëm dhimbja të shpjegon se ç’është jeta pa dhimbje

ObserverKult ua sjell disa thënie të autorëve të ndryshëm:

Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim./ Dante Alighieri

Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri./Pitagora  

Pandjeshmëria është më e keqe se dhimbja./ Gustave Thibon

Dhimbjet e mëdha vrasin shpejt, e nëse zgjasin, nuk janë të mëdha./ Epikuri

Fatkeqësia e mos qarjes është më e tmerrshmja nga të gjitha dhimbjet./ Silvio Pellico

Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë njeriut, nuk është as dhimbja, as vdekja, por poshtërimi./ Remy de Gourmont

Vetëm dhimbja të shpjegon se ç’është jeta pa dhimbje./ Stefano Benni

Përballë dhimbjes nuk ka heronj./ George Orwell

Aty ku dergjet dhimbja, dheu është i shenjtë./ Oscar Wilde

E keqja e madhe që i shtyp njerëzit nuk është dhimbja, por frika që e pengon të jenë i lumtur./ Sandor Marai

ObserverKult