Bertolt Brecht: Kurrë s’të kam dashur më shumë

bertold breht do të vijë

Kurrë s’të kam dashur më shumë, ma soeur,
sesa kur u largova prej teje atë muzg të përflaktë.
Pylli më gëlltiti, pylli blu, ma soeur,
dhe sipër tij qëndronin yjet e zbehta të perëndimit.

Nuk qesha aspak, aspak, ma soeur,
unë që si në lojë shkoja drejt një fati të errët –
ndërsa fytyrat pas meje veniteshin
ngadalë në mbrëmjen e pyllit blu.

Gjithçka ishte e bukur këtë mbrëmje të vetme, ma soeur,
kurrë më pas dhe kurrë më parë s’ish’ njësoj –
Natyrisht: Më kishin mbetur vetëm zogjtë e mëdhenj,
zogjtë që, në qiellin e errët në mbrëmje, kanë uri.

Përktheu:Orjela Stafasani

ObserverKult


Lexo edhe:

MOS PREK KU DHEMB, DASHURIA IME- POEZI NGA ELVIRA SASTRE

Udha e ikjes dhe kthimit nga Elvira Sastre

Mos prek ku dhemb, dashuria ime,
Se një plagë prej dorës tënde
Është porsi një pranverë e acartë
E ky trup pushtohet nga dridhmat
Pas një cekje të vetme.
Mos rri të më shohësh në lot
Nëse nuk di ç’pluhur sytë m’i ka përmbytur,
Nëse nuk di
Se bebëzat e syve të mi, janë veç strehë fjalësh,
Nëse gjithçka dëshiron, është të m’i fshish lotët
Në vend që t’i lësh të më thahen
E të marr frymë lirisht.
Mos rri të më shohësh në lot
Se nuk dua të lagesh prej tyre
E të vdesësh së ftohti.
Mos rri të më shohësh në lot
Nëse sytë nuk do të m’i puthësh
Për t’u mbytur krah meje.
Mos m’i shpupurit flokët
Se qëkur të dashuroj, nuk krihem kurrë,
E nëse tani largohesh
Do të duhet ta ritakoj veten në pasqyrë,
Unë që veç në sytë e tu
Dua ta shoh pasqyrimin e vetes time.
Mos i kthej kundër meje
Tërë arsyet që pate sajuar për të më dashur
Sikur të ishe ndonjë vetëvrasës i dashuruar,
Sepse romanticizmi është krijuar
Për njerëzit me zemër të thyer.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult